Institucionet prestigjioze të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, që kjo e fundit të udhëheqë procesin e ligj bërjes së Ligjit të Arsimit të Lartë në Kosovë.
Kjo deklaratë është bërë e ditur nga vetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë replikave me opozitën nga salla e kuvendit, gjatë së cilës ajo ka diskutuar jo vetëm çështjet e teksteve shkollore por ka ndarë lajmin se Kosova sipas saj, do të përfshihet në të njëjtën qasje në arsimin e lartë sikurse në vendin tonë.
“Kosova i ka kthyer sytë nga Shqipëria dhe shumë shpejt do të mësoni që marrin vendime për të pasur tekstet e Shqipërisë sa i takon lendeve ekzakte. Po ju bëj me dije po ashtu, se institucionet prestigjioze të Bashkimit Evropian që kanë monitoruar ligj bërjen e Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit marrjen e pozicionit lider për të mësuar një proces të tillë edhe në Kosovë. Pra, edhe Kosova të përfshihet në një qasje të re, sa i përket shërbimit në Arsimit e Lartë”, ka sqaruar Nikolla.
Lidhur me takimin e djeshëm me senatin e Universitetit të Tiranës, Ministrja ka preferuar të mos bëjë komente ndërsa ka deklaruar se “Edhe Rektori edhe profesorët lëvduan faktin se ligji ndan në mënyrë të qartë dy pozicione, atë të drejtimit akademik me atë manaxherial”.
Nikolla u shpreh se profesorët e UT-së janë njerëzit më të respektuar dhe nderuar ndaj nuk duhen etiketuar si të paguximshëm apo të frikësuar për t’i thënë të vërtetat e tyre sikurse opozita po bën sipas ministres.
“Nëse keni respekt për profesoriatin, dëgjojini dhe mos trumbetoni të kundërtën”, iu drejtua ajo opozitës.
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
Vendoset gurthemeli i objektit të Komunës së Shtimes, invest...