Është arritur të plotësohet dëshira e 9 vjeçarit, Leo, i cili në një emision televiziv në Shqipëri kishte kërkuar nga Babagjyshi një makinë për të shkuar në shkollë pasi nuk ëcën dot.
Në letrën e tij dërguar për babagjyshin ai kishte kërkuar një makinë që të shkojë në shkollë dhe një fizioterapistë që ta ndihmoje, transmeton Indeksonline.
E ishte pikërisht kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ishte maskuar si një ‘Babagjysh’ ku edhe tha se do t’i plotësojë atij dëshirën.
“Një taksi do të presë çdo mëngjes kur zbret nga shtëpia dhe kur të kthehesh në shtëpi, deri sa të mbarojë shkolla. Çdo ditë, merr edhe kukullën për motrën. Mbaje të gjithë thesin. Tani duhet të punojmë që të ngrihesh në këmbë, do të garantojmë një fizioterapist”, i tha Rama, Leos së vogël.
Ndërsa sot Rama ka realizuar këtë dëshirë duke e nisur në shkollë me makinën të cilën ekishte kërkuar.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë?/Indeksonline/
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...