Një vajzë e mitur, vetëm 17 vjeç, është shfrytëzuar për prostitucion në hotelet e Tiranës. Gerald Mali dhe Evisa Mema, dyshohet se kanë përdorur vajzën për prostitucion, në hotelet “Gjilani” dhe “Arland” në Tiranë.
Gazeta Mapo ka zbardhur denoncimin e vajzës, emrin e së cilës zgjedhim të mos e publikojmë, e cila tregon se si u shfrytëzua seksualisht në dy hotelet.
Ajo tregon se madje as nuk është paguar, por Gerald Mali dhe Evisa Mema vetëm i jepnin një vakt ushqimi dhe 1 paketë cigare, duke i thënë se “tepër e ke dhe kaq”.
Madje çifti i ka marrë vëllain në makinë, në momentin që vajza nuk donte të dilte më si prostitutë. Recepsionistët dhe administratorët e hoteleve konfirmojnë se në dhomën e vajzës së mitur janë futur disa herë djem dhe burra.
Por si ka ndodhur kronologjia e shfrytëzimit seksual. Gazeta Mapo sjell denoncimin dhe hetimet që ka bërë Prokuroria dhe Policia.
Shfrytëzimi Seksual
Më datë 22 Gusht E…. ka bërë kallëzim ndaj Gerald Malit dhe Evisa Memës se e kanë shfrytëzuar për prostitucion në dy hotele të Tiranës, Hotel “Gjilanit” dhe Hotel “ Arland” në zonën e Freskut në Tiranë.
17-vjeçarja është njohur me Evisa Memën dhe ka patur shoqëri me të para një viti. Kjo e ka prezantuar me Gerald Malin duke i thënë se është burri i saj. E…. është larguar disa herë nga shtëpia ku jeton me nënën dhe vëllain. Nëna e E….. ka bërë kallëzim se një person me emrin Geri e shfrytëzon vajzën për prostitucion. Ajo ka kallëzuar edhe një vajzë me emrin Evisa, e cila i shkonte shpesh në shtëpi për të takuar vajzën e saj.
E… ka kallëzuar se e kanë dërguar disa ditë në Hotel “Gjilanin” në afërsi të ish-shkollës së bashkuar dhe aty e kanë futur në një dhomë ku më pas i sillnin klientë për të kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës.
E…. thotë se nuk ka marrë asnjë shumë lekësh prej Geraldit apo Evisës, por ata i blinin një paketë cigare dhe ushqim një herë në ditë, duke e kërcënuar se “Haje këtë dhe tepër e ke” dhe se do të punosh përsëri që të nxjerrësh bukën e gojës.
E… kishte shenja goditjesh në pjesët e trupit. Fillimisht vajza ka mohuar se është shfrytëzuar për prostitucion nga frika.
Në datë 22 Gusht E…. ka marrë në telefon një shokun e saj ku i ka thënë “O rrushi sa lekë do më japësh për të kryer marrëdhënie seksuale”. Këtë E.. e ka bërë me arsyetimin për të mashtruar Geraldin dhe Evisën që të largohej nga Hotel “Arland”. Duke qenë se kanë menduar se po shkonte për punë, ata e kanë lejuar dhe ajo është larguar në shtëpi.
Më pas Geraldi dhe Evisa kanë shkuar me një makinë BMV Seria 7 te shtëpia e E…. dhe i kanë kërkuar që të shkojë me ata. Ajo nuk ka pranuar, por Evisa dhe Geraldi i kanë marrë vëllain e vogël dhe ia kanë hipur në makinë dhe në këto kushte E… ka pranuar që të shkojë me ta.
Ajo u ka thënë: Sa të rregullohem dhe të bëhem e bukur në shtëpi e pastaj vij. E…. ka dalë nga rruga tjetër ka marrë nënën e saj në telefon dhe është paraqitur te Drejtoria e Policisë.
Policia gjyqësore ka shkuar në Hotel “Gjilani” dhe aty u gjetën rrobat e E…. Recepsionisti i hotelit konfirmoi se E… kishte fjetur 4-5 ditë te Hotel “Gjilani” dhe se kishte ikur pa bërë pagesën. Ai tha se në një dhomë tjetër ka qëndruar Enisa Mema me një djalë tjetër. Madje tregon se ka parë dy shokë të djalit që kanë hyrë në dhomën ku rrinte 17-vjeçarja.
Policia gjyqësore shkoi edhe në hotel “Arland” në zonën e Freskut me administrator, Arnold Hida, i cili deklaroi se në hotel kishin vajtur 3 persona, dy vajza dhe një djalë. Kanë marrë dy dhoma dhe se këta persona lëviznin në dhomat e njëri-tjetrit. Më pas janë larguar të 3 pa bërë pagesë. Hida thotë se ka telefonuar djalin dhe i ka thënë se lekët do ia sillte nusja.
Sipas Amdinistratorit në hotel janë futur 2-3 persona, të cilët janë shprehur se do takonin Gerin, por ai nuk i ka parë çfarë kanë bërë me vajzën e vogël./ MAPO
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...