Google ADS

I jep fund jetës 44 vjeçari

19:02 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Një burrë 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Sipas policisë së Tiranës, në gjendje depresioni, ai është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në Vorë, ndërsa banorët janë tmerruar. Policia thotë se burri me inicialet B.M ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Depresioni nuk po toleron asnjë moshë, duke përfshirë edhe të rinjtë duke filluar që nga mosha 16 – vjeçare.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, 1 në 4 persona në popullatë janë të prekur nga depresioni.

Sipas psikologëve ky çrregullim lidhet me disa faktorë të jashtëm, por edhe për shkak të stresit së akumuluar dhe ndryshimeve fiziologjike të kësaj grupmoshave.

Pamjaftueshmëria e të ardhurave dhe prania e sëmundjeve kronike bën që depresioni të jetë në një stad më të rëndë në disa persona.

Shesh herë personat që vuajnë nga çrregullime të tilla mundohen ta fshehin atë duke u paraqitur vet në farmaci për marrjen e barnave antidepresive./gazetashqip

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme