Kompanisë private të sigurisë që shoqëronte sasinë e konsiderueshme të parave të grabitura një ditë më parë i është hequr licenca e ushtrimit të aktivitetit.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se kompania ka dashur të bëjë sot edhe një tjetër transfertë si ajo e një dite me parë, por furgoni ka qenë jashtë kushteve të transportit të quajtur ‘i blinduar’.
Një ditë më parë, në një grabitje spektakolare u vodh një shumë e konsiderueshme parash në valutë, ende e papërcaktuar nga ana e policisë. Ato ishin para të një banke të nivelit të dytë që do të transportoheshin për në Rinas.
Krahas pesë të arrestuarve një ditë më parë, punonjës të kompanisë private të sigurisë që ishin pjesë e grupit të shoqërimit, mësohet se është arrestuar edhe drejtuesi teknik i saj, Fatmir Gapi, si personi përgjegjës për blindimin e mjeteve. / Top Channel
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...