Krujë- Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për kanosje dhe vjedhje me armë.
I arrestuari është B. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi më datë 23.12.2020, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin V. B., 41 vjeç, e më pas i ka vjedhur mjetin tip “Opel”.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se e kanosi me armë zjarri një shtetas dhe më pas i vodhi mjetin, arrestohet nga Policia autori i dyshuar.
40-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 23.12.2020, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin V. B., 41 vjeç, e më pas i ka vjedhur mjetin tip “Opel”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. Ç., kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin tip “Opel”, si dhe kanë konstatuar se ky shtetas po ndërtonte një objekt në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”./TCH
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?