Sezoni veror ka filluar me probleme për stacionet e plazheve në Shqipëri.
Zonat bregdetare kanë pritur fluksin e parë të pushuesve për këtë sezon veror.
Po nga ana tjetër menaxhuesit e stacioneve të plazhit po përballen jo vetëm me çmimet e larta, por edhe mungesë të fuqisë punëtore.
Stafi që Gusti Hoxha, pronar i një stacioni plazhi në Spille, kishte të punësuar një vit më parë është larguar i gjithi nga Shqipëria.
Tashmë rekrutimi për sezonin e ri është bërë gjithnjë e më i vështirë.
Fare pak biznese kanë arritur të gjejnë staf pune, ndaj pjesa më e madhe e menaxherëve janë detyruar të punojnë vetë me orar të zgjatur.
Në plazhin e Spillesë janë 50 stacione që kanë marrë leje për shfrytëzimin e vijës bregdetare, megjithatë mungesa e fuqisë punëtore duket se do ta shoqërojë këtë sezon veror./Tv Klan
Zvogëlohet lista e pritjes për operacione në Klinikën e Kiru...
Kryemadhi: Dëshirën për të luftuar korrupsionin e pagova me ...
Projekti i KiE-së për minoritetet në Kosovë, Kurti: Përforco...
Vitia dhe ambasadorja holandeze vizitojnë QKUK-në
UNDP: Lufta e ka kthyer Gazën në vitet ’50
Kandidatët e KE-së në seanca dëgjimore – pyetje edhe për Kos...