I gjetën kallashnikovin në shtëpi, arrestohet 50-vjeçari

11:07 | 6 Shtator 2023
A Z

Një 50-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Dimal pasi fshihte në banesë, një kallashnikov dhe fishekë për të.

Sipas policisë i arrestuari, ishte dënuar edhe më parë sërish për armëmbajtje pa leje.

Atij i janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi V. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Potoduar, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme