Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 22-vjeçar dhe ka sekuestruar një sasi prej 140 gramë kokainë.
Në sajë të operacionit të koduar “Parkimi”, gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Jurgen Sokoli nga Laçi, pranë një karburanti në aksin rrugor Laç-Kurbin, u gjet dhe sasia e kokainës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”./Top Channel
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...