Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” është arrestuar nga Task Forca e Policisë së Shtetit.
Në reagimin e Policisë thuhet se reperi është ndaluar teksa ishte në një hotel. Në dhomën ku është ndaluar Stresi, është gjetur edhe një pistoletë pa leje dhe sasi e vogël kokaine.
Pas ndalimit në hotel, këngëtari është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për veprimet e mëtejshme proceduriale.
Por bashkë më Stresin është ndaluar edhe një 20 vjeçare me inicialet P. Ç, me të cilën ai ndodhej në një hotel në Linzë.
“Gjatë arrestimit këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Por vajza që e shoqëronte dhe që u arrestua bashkë me Stresin nuk është e fejuara e tij Kejsi. Kjo kuptohet lehtë nga inicialet dhe mosha.
Mesa duket pas këtij arrestimi, e fejuara e tij me të cilën tashmë lidhjen e ka bërë publike, ka më shumë pyetje për të dhe shoqërinë e tij në hotel me 20 vjeçaren, se sa çdo polic tjetër i interesuar për përfshirjen e tij në grup kriminal!!!/opinion.al/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit