I dënuari për përdhunim në Itali, arrestohet 40-vjeçari në Berat

16:28 | 8 Mars 2022
L G

Policia e Shtetit në Shqipëri ka shpërndarë sot pamjet e arrestimit të shtetasit Elidon Vrapi, 40 vjeç, në Berat, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale përdhunim.

Operacioni policor u zhvilluar nga Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në Policinë e Beratit dhe Interpol Tirana.

40-vjeçari, banues në Drenovicë të Dimalit, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale përdhunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligj-zbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të ngjashme