I dënuar për trafikim me lëndë narkotike, arrestohet 48 vjeçari

15:00 | 28 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Një shtetas i dënuar me burg për trafikim lëndësh narkotike është arrestuar sot në Korçë.

Gjykata e Korçës, në 23 korrik, ka dhënë vendimin për arrest me burg ndaj 48-vjeçarit me iniciale A.A.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. A., 48 vjeç, banues në Bilisht.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 23.07.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme