Pas denoncimeve të opozitës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht verifikimet për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Agron Xhafaj rezulton i dënuar nga Italia për trafik droge, ndërsa opozita akuzon Xhafën dhe Ramën se kanë vepruar për ekzekutimin e këtij vendimi të gjykatës.
Jo vetëm kaq, por PD thotë se Fatmir Xhafaj në kohën kur ishte në krye të Komisionit të Ligjeve, ka ndërhyrë qëllimisht në Kodin e Procedurës Penale, me futjen e një neni që e pamundësonte ekstradimin e vëllait të tij në Itali për të vuajtur dënimin. Mbetet të presim se çfarë do të rezultojë nga hetimet e Prokurorisë./lapsi.al
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor