Një 58 vjeçar i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg nga drejtësia turke është arrestuar në Elbasan.
Shqiptari Agron Metaj është dënuar për veprën penale, të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim transferimi për vuajtjen e dënimit, ku i ka mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nga autoritetet Gjyqësore Turke, ka ardhur letërporosi me qëllim kapjen dhe transferimin e ekzekutimit të dënimit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...