I shumëkërkuari Laert Haxhiu, i cili është dënuar në Shqipëri me 18 vite burg është arrestuar në Greqi.
Sipas policisë, Haxhiu u kap me leje qëndrimi greke të falsifikuar, me emrin M. A., 32 vjeç, ndërkohë që pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Haxhiun me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjes, për të cilën janë dënuar më herët me burgim të përjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Orgest Bilbili , Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017.
Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...