Google ADS

I dehuri bën për spital 43 vjeçarin nga Shkodra

22:18 | 31 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Një person në gjëndje të dehur është bërë shkas që një qytetar nga Shkodra të përfundojë në spital. Fjala është për shtetasin 40 vjeçar me inicialet A.D, i cili ka goditur me mjete të forta një 43 vjeçar në Shkodër duke e lënë të plagosur.

Personi i dehur pas sherrit ka mundur t’i largohet prangave të policisë, pasi autoritetet ende nuk e kanë gjetur.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 30. 07. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A. D., vjeç 40, banues në Shkodër, pasi në gjendje të dehur, ka plagosur me mjete të forta shtetasin A. H., vjeç 43, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme