Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi një dritare ka rënë mbi të për shkak të erës së fortë, që në disa zona ka arritur deri në 102 km/h sipas Meteoalb-it.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Vlorës. Vetrata e xhamit ka rënë nga një pallat si pasojë e fuqisë së erës dhe fatkeqësisht 67-vjeçari ishte duke kaluar në rrugën poshtë saj.
Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj./Top Channel
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...