Mjekut Fitim Marku, i cili është arrestuar 3 ditë më parë në Spitalin e Traumës nën akuzat për ryshfet do t’i komunikohet ditën e sotme masa e sigurisë në spital pasi siç bën me dije Klan News, mjeku ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mjeku Marku ka pësuar ishemi cerebrale, e cila sipas raportimeve i është përsëritur sërish pasi e kishte kaluar kohë më parë.
Sipas dosjes hetimore, Prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të caktohet masa e sigurimit “arrest me burg”.
Kujtojmë se më 23 Shtator të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Skaneri” u arrestua në ambientet e Spitalit të Traumës mjeku reanimator, Fitim Marku si dhe u shoqërua mjekja me iniciale S.B. dhe infermierja me iniciale K.B.
Prokuroria njofton se arrestimi dhe shoqërimi i personelit mjekësor të sipërpërmendur është bërë pasi nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këta persona merrnin shumë të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...