Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, i cili rezulton me precedentë penalë në Itali.
Ndaj të riut, gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan i ka caktuar me datë 1 Dhjetor masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.
31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni./abcnews.al
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...