Google ADS

Hyot Yee sot në Tiranë

08:56 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Zëvendës/Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee mbërrin sot në Tiranë.

Pas krizës politike 86 ditore dhe pas dështimit të të gjitha negociatave të bëra deri tani, vizita e Hoyt Yee shihet si e fundit që mund të sjellë normalitetin politkik në vend.Hoyt Yee do të takohet me krerët politikë, kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës, Lulzim Basha dhe me kreun e Kuvendit, njëherësh edhe Presidentin e ardhshëm, Ilir Meta. Para mbërritjes në Tiranë, Zëvendës/ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee bëri apelin e tij kundër çdo lloj bojkoti.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët nuk mund të heqin përgjegjësinë që kanë duke bojkotuar parlamentin” -tha zyrtari i lartë amerikan ndërsa kujtoi këshillën e ish-presidentit amerikan Rusvelt “se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”.

Gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, zyrtari i lartë amerikan tha se Qeveritë në rajonin e Ballkanit duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për të bërë reformat e nevojshme në interes të qytetarëve. Vizitën e Hoyt Yee në Tiranë e komentoi edhe kreu i LSI, Petrit Vasili, i cili tha se ky është një shans për kompromisin që mundëson vazhdimin e integrimit evropian dhe zgjedhje të lira e të ndershme, një shans për qetësinë që duam e aspirojmë të gjithë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme