Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte orarin fleksibël të punës për administratën publike.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pinderi, bëri me dije dhe fashat orare kur do të duhet të punojnë punonjësit e institucioneve publike.
Sipas ndryshimeve ligjore, punonjësit e administratës do të punojnë 8 orë e gjysmë nga e hëna në të enjte dhe 6 orë ditën e premte.
Gjatë ditëve të punës, ata duhe të jenë prezent në pozicionin e punës gjatë fshës orare 09:30-15:30, ndërkohë që pjesën e mbetur të orëve të punës mund t’i kryejnë duke zgjedhur ta nisin punën më herët, ose ta përfundojnë atë më vonë.
Nga këto ndryshime do të përfitojnë 185 696 punonjës të administratës publike.
“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam një vendim për rregullat e kohëzgjatses së punën dhe pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore. Kjo është një inciativë e ndërmarrë në kuadër të rienergjizimit të administraëts publike për të injektuar elementë të fleksibilitetit në punë dhe për të garantuar që administrata publike të jetë një punëdhënës më tërheqës.
Në kuadër të kësaj iniciative parashikohet për herë të parë në legjislacion koncepti orëve fleksibël të punës për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve brenda administratës shtetërore.
Në bazë të këtij vendimi parashikohet shprehimisht që ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjta, pra nga e hëna në të enjte 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë, punonjësit e administartës publike mund të zgjedhin ta nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më vonë ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezent në zyrat e tyre në një fashë orare nga 09:30-15:30 nga e hëna në të enjten dhe nga ora 09:30-13:00 ditën e premte”, tha ministrja.
Gjithashtu Pinderi bëri me dije dhe ndryshimet në Kodin e Punës për dhënien e lejeve, të cilat do të jepen nga drejtuesi i burimeve njerëzore.
“Në lidhje me autoritetin përgjegjës për dhënien e lejeve kjo e drejtë mund të delegohet nga drejtuesi i institucionit ose nga Sekretari i Përgjithshëm te drejtuesi i burimeve njerëzore.
Në ndryshimet e Kodit të Punës është hequr kufizimi sipas të cilit punonjësit e administratës publike nuk mund të merrnin leje vjetore në një kohëzgjatje më pak se një javë kalendarike. Është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja është 22 ditë pune, ku janë shtuar dhe 2 ditë pushim për të gjithë punonjësit”, tha ajo./euronews.al/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...