Këtë të enjte (22 gusht) hyri në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola vizituan uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie.
Ministri Vengu inspektoi disa nga mjediset e prodhimit ku u njoh me punën që bëhet aktualisht në këto uzina si dhe u takua me drejtues dhe punonjës të ndërmarrjes.
Ligji i ri për rivitalizimin e industrisë ushtarake do të shërbejë pikërisht për të siguruar investime për ta transformuar këtë uzinë dhe kthyer atë sërish në institucion të rëndësishëm të mekanizmit ushtarak të vendit.
Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për industrinë ushtarake, bëhet i mundur krijimi i një strukture të re në formën e një shoqërie tregtare me të gjitha kapacitetet e nevojshme për të ndërvepruar në tregun e sotshëm kombëtar dhe ndërkombëtar të strategjisë ushtarake, në kuadrin e dinamikave aktuale globale të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ringritja e industrisë ushtarake do të kërkojë një qasje të integruar dhe të koordinuar që adreson jo vetëm aspektet teknologjike dhe operative, por edhe ato ligjore, financiare, ekonomike, sociale dhe ambjentale.
Ky proces ka për qëllim të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik në fushën e industrisë së mbrojtjes, nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me sektorin privat, ndërsa Shqipëria pritet të forcojë përmes pozicionin e saj strategjik në rajon, duke u bërë një aktor më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në qasje të plotë me objektivat e Aleancës së Atlantikut të Veriut./rtsh/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli