Sot hyn në fuqi Kodi i Ri Elektoral. Sipas parashikimeve ligjore, KQZ e re duhet të jetë gati brenda datës 19 tetor, kësisoj anëtarëve aktual të KQZ i perfundon mandati me zgjedhjen e Kryekomisionerit.
Anëtari i KQZ, Bledar Skenderi bëri një reagim në lidhje me Kodin e Ri Elektoral.
Me anë të një postimi në facebook Skenderi shkruan se përplasjet politike të forta e vunë trupën e KQZ-së në situata shumë të vështira por që anëtarët kanë bërë më të mirën për të ardhmen e Shqipërisë. Skenderi e mbyll postimin e tij duke iu uruar trupës së re punë të mbarë.
Ja postimi i plotë i Bledar Skenderit:
Sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor!
Sipas dispozitave të reja mandati i antarëve aktualë ndërpritet,por qëndrojmë në detyrë deri ditën e zgjedhjes së Komisionerit !
Përplasjet politike të forta e vunë trupën e KQZ-së në situata shumë të vështira!
Ne u përpoqëm të menaxhonim situata deri absurde!
Ndoshta sikundër tha dhe Shefja e misionit te OSBE-ODHIR Audrey Glover u treguam pak”Kreativë”!
Gjithsesi jam absolutisht i bindur që kemi bërë më të mirën për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë!
Jam krenar se punova si pjesë e një trupe nga më profesionistet që ka patur ndonjëherë KQZ.
Një falenderim të veçantë kam për të gjithë stafin e institucionit!
I uroj Komisionerit,Ndihmës Komisonerit,dhe dy trupave të reja që do të zgjidhen punë të mbarë!
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...