Protesta e opozitës ditën e sotme ka hyrë në ditën e pestë të zhvillimeve të saj dhe qindra protestues bashkë me deputetët e Partisë Demokratike kanë kaluar natën në çadrën e ngritur para kryeministrisë. Ditën e sotme deputeti demokrat Luçiano Boçi ka deklaruar se opozita do të kthehet në Kuvend kur të ketë një vendim për qeveri teknike.
“Vendimi nuk ka qenë për të bojkotuar parlamentin por për t’u zhvendosur. Sapo të ketë një vendim për qeverinë teknike grupi i PD-së do kthehet në parlament. Nuk kërkon pushtet PD-ja kërkon zgjedhje të lira e të ndershme”,-tha Boçi.
Ndërsa protesta e opozitës ka hyrë në ditën e pestë, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë konsumuar një darkë së bashku. Duket se maxhoranca nuk po iu merr seriozisht..
Nuk është e saktë. Unë besoj se nëse kanë ndonjë shqetësim për ekzistencën e tyre në maxhorancë është pikërisht protesta e opozitës.
Marrëdhëniet e tyre nuk janë kaq të dashura, kanë pasur çarje mes tyre. Por interesi ynë nuk janë ata të dy, interesi ynë është mbështetja e qytetarëve, mesazhet e tyre dhe rritja e mbështetjes.
Ju i keni bërë thirrje zotit Meta për t’iu bashkuar opozitës…
Interesi ynë nuk janë ata por kërkesa e qytetarëve, për ngritjen e një qeverie teknike. Nuk ka të bëjë veç me Metën por me partitë parlamentare.
Thirrjet tona janë legjitime, janë përkrahur nga disa parti. Disa kanë avancuar. Qëndrimet iu takojnë atyre, por ajo që është evidente është që shumica janë bashkuar në forma thirrëse.
Një ditë më parë z. Fleckenstein shprehu kritika për bojkotin e opozitës…
Zoti Fleckenstein është pjesë e nismës tonë për dekriminalizimin. Ka qenë garant i marrëveshjes që nuk u plotësua asnjëherë nga maxhoranca. Ai i di mirë arsyet se pse opozita e ka zhvendosur aulën e parlamentit nga parlamenti këtu. Qytetarët na kanë votuar. Brenda atij parlamenti gëlon krimi.
Nuk është gabim i PD-së, është kërkesa e qytetarëve.
Ata na kanë votuar, ata na kërkojnë këtu, ne do jemi këtu. Çështja e negociatave ka forma të ndryshme. Në vend që të hanë darka ta marrin shumë seriozisht. Në raport me qytetarët duhet të tregohen shtetarë dhe të marrin parasysh kërkesat e tyre.
Kur do të heqë dorë opozita nga bojkoti?
Vendimi nuk ka qenë për të bojkotuar parlamentin por për t’u zhvendosur. Sapo të ketë një vendim për qeverinë teknike grupi i PD-së do kthehet në parlament. Nuk kërkon pushtet PD-ja kërkon zgjedhje të lira e të ndershme./albeu.com/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...