Hungaria vlerëson se Shqipëria i ka bërë detyrat në raport me integrimin europian.
I ndodhur në Tiranë në kuadër të marrjes së presidencës 6-mujore të Këshillit Europian, Janos Boka, ministri hungarez për Çështjet Europiane, ishte edhe në mjediset e Radiotelevizionit publik Shqiptar, ku dha një intervistë në RTSH 1.
“Hungaria e ka konsideruar gjithnjë zgjerimin si një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Europian, sepse ka një fuqi të madhe transformuese dhe i bën vendet si ato të BE-së, edhe të Ballkanit Perëndimor, më të forta dhe konkurruese. Ndaj është shumë e natyrshme që zgjerimi do të jetë një prej prioriteteve kryesore të Presidencës hungareze të BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm. Ne besojmë se ky entuziazëm i ri për zgjerimin do të ndihet kudo në Europë dhe po ashtu në vendet e Ballkanit Perëndimor. po ashtu shpresojmë të jemi asistues gjatë gjithë Presidencës sonë për vendet kandidate dhe ato potenciale kandidate, për t’i ndihmuar të bëjnë një hap përpara në proceset e tyre integruese,” deklaroi ministri Boka.
Ministri hungarez po ashtu siguroi se vendi i tij do të jetë në krah të Shqipërisë nëse të tjera vende do të nxjerrin pengesa.
“Mendoj se Shqipëria po i menaxhon marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë shumë të mençur dhe Presidenca hungareze nuk mund të përfshihet shumë në to. Por natyrisht, nëse ato kthehen në pengesë politike për fushën e anëtarësimit, Presidenca do të bëjë çfarë të mundet duke përdorur mjetet e saj politike në dispozicion për të ndihmuar vendet të tejkalojnë pengesat,” tha ministri i Hungarisë.
Hungaria, prej 1 korrikut deri më 31 Dhjetor, do të marrë drejtimin e Bashkimit Europian.
/rtsh.al/
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot