Siç raporton portali hungarez “444.hy:, “Gjatë hetimit është vërtetuar se Nikolla Gruevski ka pasur dokumente udhëtime valide në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë dhe në vendkalimet kufitare tjera ndërsa hyrja në zonën e Shengenit ka qenë sipas dispozitave ligjore”, kështu thuhet në raportin e policisë hungareze, me çka mbyllet hetimi për mënyrën se si ish kryeministri Gruevski ka hyrë në Hungari.
Në ndërkohë, Gruevskit i është caktuar paraburgim për rastet “Titanik”, “T.N.T” dhe për rastin “Talir”, ndërsa pSP e zgjeroi hetimin për 27 prillin për 5 persona, njëri ndër ta është edhe ish kryeministri Gruevski.
Gruevski është i dënuar me dy vite burg në rastin “Tanku” të PSP-së.
Gruevski në nëntor të vitit të kaluar u arratis nga Maqedonia e veriut dhe menjëherë fitoi azil në Hungari
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...