Google ADS

Hungaria i dhuron Shqipërisë 100 mijë maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore

18:41 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, Hungaria do të dhurojë 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend dhe përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Lajmi u bë i ditur gjatë një takim mes ministrit të jashtëm shqiptar Gent Cakaj dhe homologut hungarez Péter Szijjártó.

Në një takim, i cili u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme, për shkak të COVID-19, homologët ndanë bindjen se vendimi i BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë, megjithëse i vonuar, ishte i duhuri.

“Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në të gjitha fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018”- u shpreh Cakaj në fjalën e mbajtur.

Homologët, gjatë diskutimit, u ndalën edhe tek Komisioni i Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Hungari, i cili pritet të zhvillohet sapo situata të jetë më e favorshme, si një incentivë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve./oranews.tv

 

Të ngjashme