Përtej fashës orare të kufizimit, pandemia ka ndikuar ndjeshëm në uljen e klientelës së bar-restoranteve në Durrës. Jemi në orën e drekës dhe shumë restorante janë pothuajse bosh.
”Orari nuk i dëmton shumë, po ndikimi që sjell është shumë i madh. Njerëzit tremben dhe tërhiqen. Shtimi i numrit të të infektuarve e ka pakësuar klientelën edhe më shumë. Vëmendja është spostuar diku tjetër dhe ky është një problem i madh për industrinë e turizmit ku është punësuar një numër i madh njerëzish”, tha ai.
”Ka ndikuar jashtëzakonisht. Do të na mungojnë para orës 22.00 jo pas orës 22.00. Do të kufizohen dhe nuk do të vijnë fare ose do të porosisin në shtëpi, po nuk është e njëjta gjë. Këtu do të merrnin dhe një shishe verë a diçka tjetër, një ëmbëlsirë. Këto tani bien. Kostot janë të njëjta, ndërsa prurjet jo”, tha
A do të ndikojë kjo situatë në reduktimin e personelit që punon në restorante?
”Në momentin që do shikohet se puna do të bie, patjetër që do të ketë reduktim stafesh.”
”Deri tani nuk kemi reduktuar staf, po sezoni i dimrit po vjen dhe pavarësisht se s’mund të krahasohet 2019 me 2020-n ti futeshe në dimër me një xhep plot, tani xhepi është bosh dhe buxheti i pakët. Duhet të kalosh një dimër që nuk dihet se c’të sjell.”
Nën presionin e një klime negative të krijuar së fundmi, subjektet tërheqin vëmendjen se bar-restorantet nuk janë vatra të përhapjes së virusit, po ka dhe abuzues ndaj të cilëve autoritetet duhet të marrin masa konkrete.
”Duke u luftuar kaq shumë krijohet ideja që ky infeksion shpërndahet nga bar-restorantet dhe kjo nuk është e vërtetë pasi pronarët e tyre janë shumë të kujdesshëm që të ruajnë stafin dhe klientelën e tyre.”
Një mbyllje tjetër, si në pranverën e kaluar do të ishte e një goditje shumë e rëndë, ndaj subjektet apelojnë për kujdes nga të gjithë.
“Na del si detyrë që të gjithëve që të respektojmë sa më shumë masat mbrojtëse dhe higjenën e lartë dhe të s0hpresojmë që situata të përmirësohet, ndryshe do të shkojë dhe më keq.”
”Pavarësisht kësaj, ne jemi të kënaqur që jemi hapur. Mbyllja do të ishte katastrofale. Nëse do të ndodhte sërish do të ishte e pamundur hapja.”/TCH
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp