Grupi i Partisë Demokratike është përfshirë në debate këtë të hënë gjatë mbledhjes, pas dështimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar 6 marsin si “kurth pas 8 janarit”, duke mos e pranuar humbjen e tij të gjashtë në garën elektorale.
Demokrati Ferdinand Xhaferri i ka kërkuar Bashës të largohet nga drejtimi i PD, duke theksuar se ka fyer demokratët me deklaratën e mëngjesit.
Agron Gjekmarkaj vendosi të japë dorëheqjen nga nënkryetari i PD-së, pas disfatës të së djathtës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit të mbajtura në gjashtë bashki në vend.
Edhe Dashnor Sula ka deklaruar se është gati të lërë detyrën e deputetit, nëse nuk ndryshon situata aktuale në PD.
“Nëse nuk shoh zgjidhje dhe më krijohet bindja që Partia Demokratike do të jetë konkurruese reale në zgjedhjet e ardhshme, unë do e mbyll karrierën e deputetit. Mandatin nuk e shoh si privilegj. Po të deklaroj që nëse nuk ka zgjidhje në PD, mua mos më konsideroni më për zgjedhjet e ardhshme vendore”, është shprehur Sula në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.
Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje. Nesër mblidhen organet e tjera të partisë për të diskutuar.
Xheferraj: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por t’i na ke fyer kur thua s’kam humb asnjë garë. Duhet te largohesh si kryetar.
Basha: S’kam humb asnjë gare, i kanë vjedhur.
Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu.
Ilda Dhori: Të hapen zgjedhjet në parti.
Ilda Dhori: Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyll duhet të zgjedhin demokratët cili na bashkon.
Helidon Bushati: Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet të ikësh.
Helidon Bushati: Duhet kongres pajtimi.
Helidon Bushati: Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të “Shtëpisë së lirisë të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD-së.
Gjekmarkaj: Duhet komision ta çojë PD në zgjedhje.
Bushati: T’i hapet rruga zgjedhjeve.
Bushati: Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa.
Basha: Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ia dorëzojmë Sali Berishës. Synimi i Berishës është ta marrë PD për t’u mbrojtur nga ‘non grata’.
Lefter Geshtenja: Duhet të bëni një hap pas ju i pari pastaj me radhë të gjithë, në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhet reflektim i thellë nga të gjithë, nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD. Nëse na dhimbset vërtetë PD duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratët janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren janë larguar nga strukturat e PD shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu.
Emilia Koliqi: Duhet të kishe dalë e të thojë largohem nëse largohet Berisha.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të mos pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku jo vetëm nuk mundi të marrë asnjë bashki, por u rendit forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Sali Berishës me LSI-në dhe PDK-në.
Zgjedhjet e 6 marsit kishin një vlerë të madhe për elektoratin demokrat, ku pritej të tregohej mbështetja e demokratëve të cilët prej muajsh tashmë janë ndarë në dy fronte, ata që mbështesin Bashën dhe ata që mbështesin Berishën.
Partia Socialiste arriti të merrte pesë nga gjashtë bashkitë në garë, Vorën, Rogoshinën, Dibrën, Lushnjën dhe Durrësin, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” fitoi në Shkodër./tch/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...