Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, Gjikuria e ka cilësuar këtë garë një betejë të madhe, ndërsa shton se rezultati zgjedhor ishte sipas tij produkt i transformimit të listës së zgjedhësve, me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve.
“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himarjotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë” shkruan ai.
Në këto zgjedhje, vazhdon Gjikuria, “pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin”.
Sipas tij, qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon”.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kandidati i PS-së, Vangjel Tavo mori 5022 vota, pra 58.62%, ndërsa kandidati “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikurua siguroi vetëm 3545 vota ose 41.38%.
/rtsh.al/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës