Personazhi i radhës këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Denisa, vajza 18-vjeçare nga Peza.
Ajo solli historinë e dhimbshme të jetës së saj, që në adoleshencë kishte humbur nënën. Dashuria dhe përkujdesja e nuses së dajës dhe njerkës, e kishin lehtësuar dhimbjen që Denisa ndjente.
Nëna e Denisës, Lulja ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë në tru, që i kishte kushtuar jetën. Nusja e dajës së Denisës, Mbarimja ishte kujdesur për fëmijët e Lules që nga fëmijëria.
Kur Lulja kishte ndërruar jetë, Mbarimja dhe Mimoza ishin bërë nënë e dytë, duke u përkujdesur dhe duke u dhënë dashurinë që i mungonte fëmijëve.
Denisa kishte ardhur në programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj.
“Mbarime ti u bërë nënë e dytë për mua, që në fëmijëri e deri tani. Je kujdesur për ne gjatë gjithë kësaj kohe, madje solle në jetën tonë dhe Mimozën, nënën tjetër. Ju dua shumë dhe ju falënderoj për gjithçka!”,- ishte mesazhi që Denisa u dha “nënave” të saj.
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...