Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 gusht, policia italiane e Borgo Valsugana arrestoi katër persona, mes tyre tre shqiptarë dhe një italian, të akuzuar për rrëmbim personi. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Caffè Espresso”, të nisur në 13 mars 2017.
Ata akuzohen se kanë marrë peng 22-vjeçarin D.L., me banim në Bassa Valsugana, të cilin e kanë futur me dhunë në makinë dhe e kanë çuar drejt një fushe në Pergine Valsugana.
Aty e kanë rrahur, kërcënuar dhe mbajtur peng deri në momentin që babai i tij pagoi shumën prej 7 mijë euro, pasi kishte humbur 1 kilogramë marijuanë të cilën duhet ta ruante dhe duhet t’ia dorëzonte një klienti pas disa ditësh. Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit janë Enrik Fetahu, Kreshnik Dedej, Enea Vrapi, Vicenzo Longobari dhe M.A. Nga përgjimet telefonike të nisura në muajin mars, u zbulua gjithçka e cila kishte ndodhur për larje hesapesh lidhur me shpërndarjen e lëndës narkotike në zonë.
Lidhur me zhdukjen e drogës, 22-vjeçari nuk ishte në gjendje që ta paguante. Fillimisht pengmarrësit nuk e konsideronin fajtor, por më pas e rrëmbyen për të marrë shpërblimin e marijuanës që ishte në posedim të tyre. I riu u detyrua që të njoftojë të atin në telefon për gjetjen e shumës së konsideruar, duke i thënë se ishte marrë peng për një sasi droge të humbur dhe që vlente 7 mijë euro. I riu ka qëndruar i izoluar për disa ditë, deri kur i ati siguroi shumën e kërkuar.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...