Ditën e djeshme vendi u trondit nga një aksident të ndodhur në aksin Fier-Vlorë, ku një mjet tip “Audi” përplasi nga mbrapa një mjet tip “Toyota”. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën 4 anëtarët e familjes së po udhëtonin në mjetin “Toyota”.
Viktimat e aksidentit janë dy prindërit, Eduart dhe Silvana Gushi si dhe dy vajzat e tyre, Anastasia dhe Eva Gushi, raporton albeu, transmeton portali arbresh.info
Familja që u shua dje ishin nga Patosi dhe po shkonin me pushime në Vlorë. Ata sapo ishin kthyer ng Greqia.
Sot, ata do të përcillen në banesën e fundit. Ceremonia mortore do të zhvillohet në Patos, në orën 10:00, ndërsa shpenzimet janë marrë përsipër nga Bashkia.
Ndërkohë, kujtojmë se drejtuesi i mjetit tip “Audi” që shkaktoi aksidentin, Igli Madani, është arrestuar. Ai së bashku me dy shokët që ndodheshin në makinë, Faboi Lamaj dhe Glori Selimi, kanë mbetur të lënuar nga aksidenti.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...