Humb kontrollin e motorit, 52-vjeçari bie në kanal dhe humb jetën

15:04 | 9 Janar 2020
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kolonjë të Lushnjës, ku një 52-vjeçar ka humbur kontrollin e motorçikletës dhe ka rënë në kanal, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Shpetim Bajaziti, 52 vjeç, nga Ardenica e Lushnjes ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti. 52 vjeçari ishte duke udhëtuar në aksin e vjetër rrugor Fier-Lushnjë, ku pranë fshatit Ardenic ai ka humbur kontrollin e motorit, me të cilin po udhëtonte, duke u përplasur në tokë.

Nga kjo përplasje 52 vjeçari ka mare plagë të rënda në kokë. Kanë qenë bashkëfshatarët e tij që kanë njoftuar spitalin e Lushnjes. Pas transportimit 52 vjeçari nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital./TCH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme