Google ADS

Humb kontrollin dhe del nga rruga, lëndohet rëndë drejtuesi i motorit

16:40 | 13 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Drejtuesi i një motori mbeti i plagosur në Vlorë ndërsa humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, në aksin rrugorë Vlorë-Peshkëpi në afërsi të fshatit Qishbardhë.

“Një shtetas rreth 65 vjeç duke drejtuar motorrin e markës “Lifan” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka marrë dëmtime të rënda”.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po kryen veprimet mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme