Një 55-vjeçar ka humbur jetën duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur në Skrapar. Policia njoftoi se Arben Piro po punonte kur u aksidentua në vendin e punës, një firmë mermeri. Plagët ishin të rënda dhe ai nuk mbijetoi dot.
Për pasojë, Policia e Skraparit thotë se ka vënë në pranga dy persona për shkelje të rregullave në punë. Një prej tyre ishte me detyrë përgjegjës teknik ndërsa tjetri përgjegjës sektori. Ky i fundit është një qytetar nga Greqia, por që punonte për firmën në Skrapar.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./tvklan.al
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...