Humb jetën një person në një aksident në Fier

14:12 | 8 Prill 2018
Arbresh.info

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Fier.
Një person ka humbur jetën si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit. Zetori me të cilin po udhëtonte shtetasi 50 vjeçar me inicialet S.D ka humbur kontrollin e si pasojë është përmbysur.

Incidenti ka rezultuar fatal për 50 vjeçarin i cili ka vdekur në vend.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme