Humb jetën një familje me 4 persona në liqenin e Shkodrës

19:54 | 3 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur këtë të dielë në liqenin e Shkodrës, ku mësohet se janë mbytur 4 persona të një familje.

Si pasojë e stuhisë, era ka përmbysur varkën në të cilën mësohet se ndodheshin rreth 9 persona, familjarë me njëri- tjetrin.

Një trup është arritur të gjendet ndërsa 3 trupa të tjerë ende nuk janë gjetur. Personat e mbytur janë një familje nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica. Sipas një dëshmitari, personat e mbytur janë një çift burrë e grua si dhe vajza e tyre, por po ashtu dhe një djalë i cili u përpoq t’i shpëtonte

Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punohet për gjetjen e 3 trupave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme