Një 57 vjeçar është gjetur mbrëmjen e djeshme në një rrugë të Kamzës pa ndjenja dhe në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Njoftimin e jep policia e shtetit këtë të hënë, ku saktëson se pavarësisht dërgimit në spital, shtetasi me inicialet S.M ka humbur jetën.
Mbetet e paqartë arsyeja e vdekjes së 57 vjeçarit teksa tashmë hetimet kanë nisur.
“Më datë 03.06.2018, në Kamëz, në rrugën “Bulevardi Blu“, në trotuar, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S.M., vjeç 57, banues në Kamëz, të cilin e kanë dërguar për ndihmë mjekësore ku më pas ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...