Petrit Disha banues në Çermë të Lushnjës, tregon se në vitin 2007 i ka ndodhur një fatkeqësi. Pasi ra në kabinën e tensionit të lartë humbi dy krahët.
Petriti rrëfen se prej 10 vjetësh trajtohet me KEMP, me 80 mijë lekë të vjetra në muaj, por nuk i japin kujdestarinë. Bashkëshortja, Hajrie Disha thotë se ka lënë punën dhe i shërben bashkëshortit.
Emisioni “STOP” u interesua në KMCAP-in e Lushnjës dhe kreu Fatmir Muça u përgjigj se Petriti e ka fituar edhe kujdestarinë. Por sipas tij, ligji është jo human, pasi njeh vetëm 7 ose 10 mijë lekë të vjetra për përkujdesjen.
“Unë quhem Petrit Disha dhe jam nga fshati Çermë i Lushnjës. Në vitin 2007 më ndodhi fatkeqësia. Mu fikën dritat, shkova në kabinë për t’i rregulluar, por rashë në kontakt me korentin dhe më zuri të dyja krahët.”
Ju trajtoheni me KEMP?
“Po, me një pension koperative, me vlerë 80 mijë lekë të vjetra. Më ndihmojnë nga komuna dhe me 40 mijë lekë të vjetra. 20 mijë lekë. U detyrova të largoja djalin nga shkolla. S’kishim mundësi ekonomike që gruaja të rrinte pranë meje. Tani kërkoj të më ndihmojnë, në këtë gjendje nuk jetoj dot.”
Bashkëshortja e tij, Hajria thotë se Petriti nuk merr pension për kujdestarinë sepse ai ka nevojë për një njeri që ta ndihmojë për çdo lloj kërkese që mund të ketë.
“I drejtohem KEMP -it të Lushnjës dhe shtetit që të më ndihmojnë!”
Gazetarët e emisionit “STOP”, së bashku me Hajrien i drejtohen KMCAP-it të Lushnjës, ku bisedojnë me kreun e tij, Fatmir Muçën.
Drejtori – Tek invalidët e punës, këtu në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ky është ligji: 15% të pagës bazë. Duhet t’i bjerë rreth 5, 6 a 7 mijë lekë të vjetra.
Gazetarja – 6, 7 mijë lekë për shërbimin që i bën zonja?
Drejtori – Po, kaq! Kështu e ka ligji!
Gazetarja – Po është qesharake kjo!
Drejtori – Po qesharake e di ligji, se kush mund ta bëjë.
Gazetarja – Ligjin e bën Maliqi.
Drejtori – Po jo, po s’ka. Jo,jo… është punë finance a e kupton? Tani, në këtë zyrë… merret ky vendim!
Gazetarja – Zotit Petrit Disha, nuk është se i vlen shumë njohja e përkujdesjes, përderisa merrka 7 apo 10 mijë lekë.
Drejtori – Po, bravo!
Gazetarja – Nuk është se i luan ndonjë rol të madh.
Drejtori – Po, po nuk është ndonjë gjë! Po sa penalizohen në rang republike? Ma do mendja që numri duhet të jetë goxha, sepse më thonë që për Lushnjen nuk ka ditë (që nuk ankohen). Ja, dy i kisha sot: një me kancer të mitrës, një kancer të zorrës së trashë.
Gazetarja – Që përjashtohen nga ligji?
Drejtori – Po. Mirëpo, po s’mori dhe ky i uruari me kancer, kujt do t’i japësh? Të vijë gruaja tani, të thotë: “Jam me kancer gjiri!”, e ti them unë që: “Ke pesë vitet e fundit, një vit punë?”. “Jo!”: thotë ajo. Nuk fiton gjë! E kupton ti, si del tek dera ajo? Që mua më shikon sikur jam nazist, mua?
Në bazë të atyre që u thanë nga Fatmir Muça, Hajria thotë se nuk e kishte kuptuar që në pensionin prej 80 mijë lekësh të vjetra përfshihej dhe kujdestaria. Ajo shprehet shumë e zhgënjyer, pasi për 16 orë që i shërben bashkëshortit, shteti e paguan me rreth 200 lekë të vjetra në ditë. /klan
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...