Prestigjozia amerikane Huffington Post në një shkrim për destinacionet më të mira në Evropë ka pyetur blogerët nga Evropa për rekomandimet e tyre. Destinacioni më i preferuar është Kroacia me bukuritë e saj.
Në shkrim blogerët kanë thënë se edhe Shqipëria është një destiancion mjaft atraktiv për pushuesit.
“Në vitet e fundit, kam parë gjithnjë e më shumë njerëz që janë të interesuar në vende si Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria – ato vende pak të rrahura nga turistët. Unë mendoj se është një zhvillim i natyrshëm, pasi Spanja dhe Italia mbi popullohen në verë dhe jo të gjitha plazhet janë aq të pastra sa dikur”, rrëfen blogeria Veronika Primm.
Në Shqipëri rekomandohet Ksamili, për rërën e bardhë, ujin e kristaltë dhe qetësinë si në karaibe.
“Tri verat e fundit, kam gjetur disa vende të reja të preferuara – Shqipëria për shembull, e cila është pak e ngjashme me Greqinë, por shumë më pak e eksploruar dhe më e lirë. Më pëlqen vërtet Ksamili në pjesën jugore të Shqipërisë. Nëse doni të përjetoni rërë të bardhë dhe me ujë të kulluar kristal të qartë si në Karaibe, atëherë Ksamili është gjëja më e mirë në Evropë! “– shkruan Waltner.Dritare.net
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...