Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Gjatë këtij takimi, ministri Hoxha ka ndarë me ambasadorin përvojën e tij si dëshmitar i bashkëpunimit të ngushtë dhe të frytshëm mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ambasadori Bucci ka shprehur kënaqësinë për rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka vlerësuar përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve.
“Shpreha gatishmërinë maksimale të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për t’i çuar përpara të gjitha proceset që kërkojnë vëmendjen e tij me bindjen e plotë se bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në nivelet më optimale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...