Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha ka pritur sot në takim Presidentin e Inteligjencës së Përgjithshme, në Mbretërinë e Arabisë Saudite (me gradën Ministër), Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se u ka shprehur falënderimet për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë ndërtuar mes dy vendeve, si dhe vullnetin se mbetemi të përkushtuar për të punuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, sidomos në fushën e sigurisë, ku interesi është i përbashkët, shkruan Arbresh.info.
“Dakordësuam për të zhvilluar më tej kapacitetet dhe mundësitë në shkëmbimin e eksperiencave, shkëmbimin e informacionit, si dhe vendosjen e pikave të kontaktit mes dy palëve.”, ka shkruar ai.
“Folëm gjithashtu mbi bashkëpunimin në fushën e teknologjisë për një policim më të mirë, për qytetarët tanë.”, shtoi Hoxha./Arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri