Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha priti sot në një takim Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner me të cilin bisedoi lidhur me bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë, e veçanërisht për intensifikimin e operacioneve të përbashkëta mes policive të të dy vendeve.
Ministri Hoxha theksoi se ambasadori gjerman ofroi mbështetje të plotë në bashkëpunimin policor midis dy vendeve.
Në lidhje me operacionet e përbashkëta mes dy organizatave policore, ministri e garantoi për vijimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët si dhe për intensifikimin e veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale mes dy policive, në luftë kundër krimit të organizuar.
Ata biseduan gjithashtu edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve, për të cilat Ministri i Brendshëm u shpreh i kënaqur nga mbështetja dhe gatishmëria për konsolidim të marrëdhënieve dypalëshe./Arbresh.info
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...