Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski.
Ata diskutuan hapat konkretë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.
Palët folën veçanërisht për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar dhe lehtësimin e regjimit të kalimit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë Thanë/Kafasan; Rehabilitimin dhe rikonstruksionin e PKK Bllatë/Spas dhe aplikimin e “One Stop Shop” edhe në këtë pikë; Ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes dhe projekteve infrastrukturore për pikën e e përbashkët kufitare Xhepisht – Trebishtë me qëllim rritjen e numrit të banorëve përfitues për lehtësi në qarkullim; Menaxhimin dhe kontrollin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të vijës kufitare mes dy shteteve; Bashkëpunimin e vazhdueshëm për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe parandalimin dhe menaxhimin e migracionit të paligjshëm.
Dy ministrat trajtuan gjatë takimit mundësinë e shkëmbimit të përvojave në reformat policore.
Ndër të tjera, ata ndanë pikëpamjet mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Shpreha bindjen tonë se, integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane është alternativa e vetme dhe më e mirë, për një demokraci të qëndrueshme dhe për më shumë siguri e stabilitet në rajon dhe në Evropë”, theksoi ministri Hoxha./abcnews.al/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...