Gazetari Artan Hoxha është shprehur se përhapja e parcelave të kanabisit është një ndër problematikat kryesore që do të përballet vendi që mund të zgjasin për vite me radhë.
Hoxha në fjalën e tij është shprehur se kultivimi i kanabisit është dhe sektori me numrin më të madh të të punësuarve.
“Sektori që ka lulëzuar dhe ka krijuar vende pune nuk është asnjë nga ato që thotë ministri por është ai i narkotikëve. Sivjet kudo që është mbjell kanabis kanë shkuar persona nga qytete të mëdhenj dhe kanë gjetur toka pa pronar, dhe kanë marrë me vete ato që do të merren me mirëmbajtjen dhe me ruajtjen e kanabisit. Duhen shumë gjëra që të bëhet i mundur kultivimi. Është shumë kollaj që të gjenden këto zona, pasi mund të ndjekësh nga ajri rezervuarët e ujit pasi kjo është një bimë që nuk rritet pa ujë, nëse nuk do të ndjekësh rezervuarët mund të bësh një verifikim në fshatra dhe nëse do të gjesh foristrada në këto fshatra dihet se janë këto persona”, është shprehur Hoxha.
Ndër të tjera gazetari ka theksuar se është e rëndësishme që çdo gjë të kapet në kohë në mënyrë që të mos përballemi me situatën që u përballëm para disa vitesh në Lazarat.
“Policia dhe autoritetet përkatëse duhet ta parandalojnë një fenomen të tillë dhe të shmangin atë që ndodhi në 2014 në Lazarat. Problem tjetër është se ne tashmë kemi krijuar dhe treg vendas nuk kemi rritje çmimi. Fakti që nuk ka lëvizur çmimi tregon se kemi pasur stok dhe fakti se hashashi tashmë gjendet shumë kollaj”, ka thënë gazetari./abcnews.as/
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut