Ndërsa ka folur në emisionin “Opinion”, lidhur me mënyrat se si mund të përgjohemi apo se si mund të hakerohen telefonat tanë, gazetari Artan Hoxha tha se në Shqipëri ka ardhur edhe një program që mundet të përgjojë Whatsappin.
Hoxha tha se kjo platformë është përdorur edhe nga politikanët, por tashmë ata përdorin më shumë Signal.
“Whatsappi për shumë kohë ka qenë mënyra kryesore komunikimit të autoriteteve, Kryeministri, ministrant komunikonin në Whatsapp. Programi për përgjimin e Whatsappit ka ardhur, por nuk është në funksion. Në Shqipëri përgjon Whatsapp skuadra e posaçme. Ata afrohen 150 metër, kanë një pajisje, e kanë të identifikuar personin që do përgjogjmë dhe ai e zbardh Whatsappin. Afrohet në distancë. Ajo kap në celularin tënd, por nuk kap gjithë programin. Për të kapur gjithë programin duhet të autorizohesh tek kompania në Amerikë. Në vitet e fundit ka ndryshuar komunikimi. Kryeministrat, ministrat nuk përdorin më Whatsapp, përdorin Signal. Deri pa rënë sky përdornin sky, sepse ishte i pakriptueshëm. Por nëse të sulet një agjenci serioze të fik derën dhe nuk ke çfarë i bën farë. Nëse hyn një haker normal, pastaj është tjetër gjë”, tha Hoxha./Opinion.al
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë