Në forumin qytetar për sigurinë publike, hoxha i xhamisë së Lezhës kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje në vend.
“Shqipëria është rast i veçantë dhe në Evropë duhet të pranohet si një rast i veçantë se nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin. Ne si komunitet mysliman do lobojmë në Parlament nëse jepet drita jeshile prej jush”, tha Hoxha.
Por Vlahutin tha se BE nuk e pranon dënimin me vdekje. “Ky është një sugjerim po duhet të dini që ka disa vlera themelore që do të thotë jeta e çdo njeriu duhet mbrojtur. Ka një shtet të së drejtës, një shtet që ne po përpiqemi shumë të ndihmojmë që të funksionojë. Dënimi me vdekje nuk pranohet nga BE”, tha Vlahutin.
Deklarata e hoxhës solli mjaft ovacione mes të pranishmëve./TCH
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...