Google ADS

Hoxha fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

14:18 | 25 Shtator 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha ka ftuar prindërit, nxënësit dhe çdo qytetarë që të denoncojë çdo indicie për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë arrihet parandalimi i aksidenteve dhe rritja e parametrave të sigurisë në rrugë, shkruan Arbresh.info

Postimi i tij:

Këtë muaj, nxënësit u janë rikthyer shkollave dhe Policia Rrugore ka në fokus të punës së përditshme, verifikimin e imtësishëm të drejtuesve të mjeteve të transportit të nxënësve, për të kontrolluar zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Kontrollet kanë qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve gjatë transportimit në shkolla.

Policia Rrugore fton prindërit, mësuesit dhe çdo qytetar të denoncojë çdo indicie për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë

Të ngjashme