Dalin detaje të reja në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani.
Portali dosja.al thotë se ka kontaktuar me George George E.V, shefin e rezervimeve në këtë hotel ku ka mësuar se në periudhën kur Gjonaj ka shpenzuar 1900 euro për të fjetur ka pasur mjaft alternativa.
“Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit” – u shpreh George.
Në faturën e publikuar shihet se Gjonaj ka fjetur 3 net në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani dhe ka paguar shifrën e majme prej 1900 eurosh. Dhoma ka qenë standarde. /Dosja.al/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...